FEDERATA
FBK: Mungesa e përvojës e bëri të veten
14 September, 2016 @20:40
Në artikullin pas ndeshjes, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka theksuar edhe njëherë se mungesa e përvojës së Kosovës në këtë nivel të garave e bëri të veten.
“Duhet theksuar se për Kosovën kjo është hera e parë që po garon në këtë nivel të garave, andaj edhe mungesa e përvojës e ka bërë të veten. Padyshim se kjo eksperiencë do t’u shërbejë shumë si basketbollistëve, trajnerëve edhe federatës që të vazhdojnë të punojnë, në mënyrë që të ndërtojnë një skuadër, e cila në një të ardhme të afërt do të jetë e denjë të ballafaqohet me emra të mëdhenj si në nivel evropian ashtu edhe në atë botëror,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi.
Kosovës tash i mbetet edhe një shpresë e vetme. Të fitojë Bullgarinë të shtunën në Mitrovicë me 20 pikë diferencë dhe të sigurojë vendin e tretë në grup, ashtu që të ketë mundësi të garojë në kualifikime për “Kina 2019”.