PARA DUELIT TË FUNDIT
Ndaj Bullgarisë, pa Doellmanin
16 September, 2016 @8:18
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Eurobasket 2017 do të luaj pa yllin e saj të natyralizuar, Justin Doellman.
I njohur si ‘Captain America’, Doellman, do të shkojë në drejtim të ekipit të tij, Barcelona, ku do të fillojë përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme të Superkupës spanjolle, pasi që ekipi ka çuar kërkesë drejt FBK-së për një gjë të tillë, shkruan Koha Ditore.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka dhënë leje amerikanit, që ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të saj në debutimin e Kosovës në kualifikime të nivelit të tillë.
Kosova nesër mbrëma më fillim nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës luan ndaj Bullgarisë.
Kosova nuk ka shënuar ende fitore në Grupin E kualifikues dhe ka bilanc 0-5 nga 5 ndeshjet e para, ndërsa Bullgaria ka një fitore të vetme nga po aq ndeshje, të arritur ndaj Kosovës.