PLAYMAKERI I NATYRALIZUAR
Doellman zëvendësohet nga Bamforth
16 September, 2016 @9:43
Largimi i Justin Doellmanit me ftesë të Barcelonës dhe leje të FBK-së nga reprezentacioni para ndeshjes së fundit kualifikuese, ka bërë që FBK ta ftojë amerikanin e dytë të natyralizuar të Kosovës, Scott Bamforth.
Bamforth ka qenë pjesë e Kosovës përgjatë ndeshjeve miqësore të muajit korrik dhe gusht. Ai ka qëndruar në Kosovë përgjatë tërë pjesës stërvitëse të reprezentacionit para kualifikimeve.
FIBA lejon aktivizimin e vetëm një lojtari të natyralizuar në përfaqësuese dhe me largimin e Doellmanit, Kosova ka ftuar playmakerin, Scott Bamforth, citon Koha Ditore fjalët e drejtorit të përfaqësueses, Arben Fetahu.
Bamforth është 27 vjeç dhe aktualisht është lojtar i ligës elitë të Spanjës në ekipin e Bilbao Basketit.
Kosova nesër me fillim në ora 20:00 luan ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Eurobasket 2017 ndaj Bullgarisë në “Minatori” të Mitrovicës.
¡@scottbamforth desde su casa! Así se empieza un partido pic.twitter.com/z8fFl9iMHc
— Liga Endesa (@LigaEndesa) September 9, 2016