ALEKS VEZENKOV
Barcelona, lë edhe Bullgarinë pa lojtarin kryesor
16 September, 2016 @15:28
Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se ka ftuar edhe lojtarin e përfaqësueses së Bullgarisë, Aleksandar Vezenkov, para ndeshjes së Superkupës së Spanjës.
Vezenkov, alo-qendra bullgare që ka qenë pjesë e reprezentacionit në kualifikime për Eurobasket 2017 nuk do të jetë prezent nesër në përballje ndaj Kosovës në Mitrovicë.
Basketbollisti 21 vjeçar i është bashkuar Barcelonës sot, ndërsa si mesatare në kualifikime për Eurobasket 2017 me reprezentacionin e Bullgarisë ka pasur 17 pikë, 4.2 kërcime dhe 3.2 asistime - në mesataren prej 36.2 minutave për lojë.
Mungesa e tij në ndeshjen e nesërme që nis në ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës do të jetë një plus për Kosovën, për të shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017.