PARA DUELIT TË NESËRM
Washburn në ekip kundër Kosovës
16 September, 2016 @15:00
Përfaqësuesja e Bullgarisë, ashtu sikurse e Kosovës, nuk do të ketë në dispozicion të natyralizuarin si përzgjedhje të parë.
Derisa Kosovës i është larguar Justin Doellman drejt Barcelonës, Bullgarisë i është larguar Bost Demarquis.
Kështu, Kosova në vend të Doellmanit ka ftuar të natyralizuarin tjetër, Scott Bamforth, ndërsa Bullgaria Jason Washburnin, ish-lojtarin e Sigal Prishtinës, që mbron ngjyrat e reprezentacionit bullgar.
Bost ka pasur mesatare prej 10 pikëve, 4 kërcimeve dhe 5 asistimeve në ndeshje.
Kurse Washburn ka qenë më efikasi në përballjen e fundit të Bullgarisë, ndaj Sllovenisë, me 18 pikë të shënuara.
TABELAT E GRUPEVE EUROBASKET2017
Bullgaria fitoren e vetme në kualifikime për Eurobasket 2017 e ka shënuar ndaj Kosovës dhe nesër luhet përballja e fundit për dy skuadrat në këto kualifikime.
Të dyja përfaqësueset për qëllim kanë vendin e tretë në Grupin E, pasi që ky vend siguron pjesëmarrje në kualifikime për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.