NË FUND TË KUALIFIKIMEVE
Broadus-Hysenagolli shkëlqejnë, Shqipëria fiton
17 September, 2016 @20:53
Shqipëria ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit kualifikuese për Eurobasket 2017, duke e regjistruar kështu fitoren e parë të fazës grupore në fund të ciklit kualifikues.
Kuqezinjtë kanë mposhtur Sllovakinë 72-65, ndërsa janë dalluar amerikani Broadus dhe qendra Endrit Hysenagolli, që kanë shënuar 17, përkatësisht 15 pikë në fitore.
Broadus ka kontribuuar edhe me 5 asistime tjera dhe 3 topa të vjedhura në 38 minuta lojë, ndërsa Hysenagolli ka shtuar 8 kërcime tjera në këtë fitore.
Shqipëria për tre pikë më shumë nuk ka arritur të përfundojë e treta në grup dhe të sigurojë 100% kualifikimet për Kampionat Botëror “Kina 2019” dhe tash duhet të pres vendimet e FIBAs për ndeshje para-kualifikuese.