NGA VIZITA
FBK kërkon organizimin e Botërorit U-18
19 September, 2016 @15:02
Në vizitën e sotme të 2 zyrtareve të FIBA-së, Radmila Turner dhe Lena Lisiecki, FBK ka shqyrtuar opcionin e organizimit të Botërorit për grupmoshat nën 18 vjet të Divizionit C.
FBK ka njoftuar se:
“Në të njëjtën kohë në këto takime është diskutuar edhe mundësia e organizimit të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C në konkurrencën e meshkujve nga ana e FBK-së në korrik të vitit të ardhshëm. Turner dhe Lisiecki së bashku me zyrtarët e FBK-së i kanë vizituar objektet sportive në Prishtinë dhe ato të akomodimit në mënyrë që të shohin për nga afër se a ka kapacitet Kosova të jetë nikoqire e një eventi të tillë. Pas kthimit në Munih të dy zyrtaret do të bëjnë një vlerësim të përbashkët, ku do ta paraqesin në FIBA Europe dhe më pas do të merret vendimi për organizimin apo jo të kësaj ngjarjeje në vendin tonë.”
Tuner është drejtoreshë për Marrëdhënie me Federatat Kombëtare e FIBA Europe, ndërsa Lisiecki Koordinatore e Organizimeve në FIBA Europe.