REPREZENTACIONI
Kosova, në parakualifikime për Botëror
19 September, 2016 @8:44
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka përfunduar misionin për vitin aktual dhe tash punët do t’ia nisin vitin tjetër, kur gjatë verës pritet të merr pjesë në parakualifikime për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
Sipas një njoftimi të FIBA-së që e përcjell FBK-ja, thuhet që Kosova do të merr pjesë në parakualifikime gjatë gushtit të vitit 2017, ku do të garojë me të gjitha skuadrat tjera që kanë mbetur jashtë Eurobasket 2017 për të siguruar një nga 8 vendet e lira për kualifikime.
Të gjithë pjesëmarrësit e Eurobasket 2017 do të marrin pjesë në kualfikime për Kampionatin Botëror “Kina 2019” (24 reprezentacione) dhe 8 të tjera do të përcaktohen nga parakualifikimet ku do të merr pjesë edhe Kosova.
E nga këto kualifikime, 12 reprezentacione europiane do të kërkojnë biletën për “Kina 2019”.
Shorti për ndeshjet e Kosovës gjatë verës së ardhshme pritet të hidhet gjatë muajve janar-shkurt të vitit të ardhshëm.
Sistemi europian drejt Botërorit:
Skuadrat që nuk kanë siguruar Eurobasket 2017, luajnë parakualifikime prej të cilave 8 skuadra shkojnë në kualifikime. | |||
8 skuadrat e parakualifikimeve i bashkohen 24 skuadrave nga Eurobasket 2017, duke krijuar 32 reprezentacione në kualifikime për Botërorin "Kina 2019" | |||
Nga kualifiimet, vetëm 12 nga 32 sigurojnë Kampionatin Botëror "Kina 2019" |