SHORTI
Superliga nis me derbin Bashkimi-Prishtina
20 September, 2016 @19:58
Sot, në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës, është tërhequr shorti i Superligës në basketboll.
Sipas shortit të tërhequr, në xhiron e parë të Superligës, që është paraparë të luhet më 1 dhe 2 tetor, ndeshja kryesore do të jetë ajo ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, që do të luhet në palestrën, Sezai Surroi.
Më poshtë mund t’i shihni çiftet e xhiros së parë:
Xhiroja e parë e Superligës, 1/2 tetor
Ylli - Peja | |||
Trepça - Vëllaznimi | |||
Rahoveci - Kerasan Prishtina | |||
Bashkimi - Sigal Prishtina |