KTHEHET AMERIKANI
Bashkimi rikthen Kejuan Johnson’in
20 September, 2016 @20:36
Skuadra e Bashkimi ka arritur marrëveshje një-vjeçare me ish-lojtarin e tyre, Kejuan Johnson.
Playmakeri amerikan ka qenë te Bashkimi katër stinorë më parë dhe ka qenë njëri ndër të huajt më të ‘adhuruar’ që ka pasur ekipi në vitet e fundit.
Johnson së fundi ka qenë pjesë e ekipit japonez Sanen Neophoenix ku ka zhvilluar 39 ndeshje.
Në ato ndeshje, KJ tash 31 vjeçar, ka pasur këto mesatare statistikore: 14.3 pikë për ndeshje, 4.3 asistime dhe 6.3 kërcime.
Para Japonisë, ai ka qenë pjesë e elitës argjentinase të basketbollit ku ka luajtur për Penarolin. Aty ka pasur mesatare në stinorin 2013/14 prej 20 minutave për ndeshje ku ka arritur 7.4 pikë për ndeshje, 1.1 asistim dhe 2.1 kërcime.