ENDRIT
Hysenagolli kthehet në Shqipëri
21 September, 2016 @22:34
Qendra gjigante Endrit Hysenagolli, pak më parë nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, i ka falenderuar tifozët e Bashkimit “Arpagjik’t” për përkrahjen e deritashme, duke bërë të ditur kështu largimin e tij nga klubi prizrenas.
“Ishin tre vite të mrekullueshme me ju, keni qenë motivim për çdo ndeshje, krenar që kam qenë pjesë e juaja, pa dyshim tifozëria më e mirë në Kosovë , falenderim dhe mirënjohje për gjithçka” ka shkruar Endriti.
Hysenagolli, 210 centimetra i gjatë, ka arritur marrëveshje me KB Tiranën, me të cilën do të garojë sivjet edhe në Ligën Ballkanike.