PËRFORCIME
Rivali i Pejës dhe Trepçës, merr ish-reprezentuesin kroat
22 September, 2016 @10:00
Ish-aloja e reprezentacionit të Kroacisë U-20, Zoran Vrkic, është përforcimi i ri i ekipit të Shkupit, Karpos Sokoli, ka bërë të ditur Eurobasket sot.
Vrkic, tash 29 vjeç, së fundi ka qenë pjesë e ekipit elit spanjoll, San Sebastian, ku në 34 ndeshje në stinorin e shkuar ka pasur mesatare prej 8.9 pikëve për ndeshje dhe 3.4 kërcimeve për ndeshje.
Ai ka qenë pjesë e reprezentacionit U-20 të Kroacisë një dekadë më parë, ndërsa ka bërë karrierë në Sibenik dhe Zarë të Kroacisë, Bilbao Bakset të Spanjës dhe Peristeri të Greqisë.
Karpos Sokoli përveç që do të bëj pjesë në ligën ballkanike, ata do të luajnë edhe në ligën e Adriatikut.