DREJT MALIT TË ZI
Tri miqësoret e Bashkimit
22 September, 2016 @9:01
Pas përforcimit të ekipit brenda natës (dy natë më parë), skuadra e Bashkimit të Prizrenit do të merr rrugë për bregdetin malazez për të zhvilluar disa miqësore para nisjes së stinorit të ri.
Kështu, ekipi portokall-e-zi nga Prizreni do të luajë tri ndeshje miqësore në katër ditët sa do të qëndrojë në Malin e Zi.
ORARI I NDESHJEVE TË SUPERLIGËS
Bashkimi do të luaj miqësore me Sutjeskën e Niksicit, Ulqinin dhe Vllazninë e Shkodrës brenda datave 23 dhe 27 shtator.
Ekipi prizrenas që këtë stinor do të drejtohet nga malaziasi, Dragan Radovic, do ta hap stinorin në “Sezai Surroi” në derbi ndaj Sigal Prishtinës, kampionit aktual të BIBL dhe të Kosovës.