SHOQATA E GJYQTARËVE
Klinikë dhe teste, para stinorit të ri
Teksti: FBK
22 September, 2016 @13:51
Më 24 dhe 25 Shtator 2016 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë do të mbahet Klinika e Gjyqtarëve të SHGJFBK-së, të cilën do ta udhëheq drejtori i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA Europe, Davorin Nakiç.
Në këtë Klinikë temat që do të diskutohen janë: Komunikimi, Kriteri, Mekanika 3PO, Puna Praktike në palestër, kurse një pjesë e Klinikës do të jetë e përbashkët me të gjithë trajnerët e të gjitha ekipeve të ligave të FBK-së, ndërsa në ditën e diel janë në plan testimet nga njohuria e rregullave të basketbollit dhe testi psiko-fizik.
Klinika është obligative për të gjithë vëzhguesit dhe gjyqtarët.
Të shtunën Klinika do të filloj në ora 09:30 për të gjithë vëzhguesit me ligjerues instruktorin nacional Faton Kurshumlija, kurse nga ora 10:30 do të bëhet hapja e Klinikës nga instruktori Nakiç.
Të dielën testimet do të mbahen në Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë me fillim nga ora 10:00.