JUAN CARLOS NAVARRO
Navarro ndjek rekordin e legjendës
22 September, 2016 @12:56
Basketbollisti spanjoll, Juan Carlos Navarro, në një bisedë me FIBA.com ka bërë të ditur se ende nuk e ndien momentin për pensionim dhe dëshiron që të thyejë rekordin e legjendës spanjolle të basketbollit, Juan Antonio San Epifanio.
San Epifanio ka 239 paraqitje për reprezentacionin e Spanjës, ndërsa Navarro dëshiron që me 36 vjetët e tij të luaj në Eurobasket 2017 dhe të thyejë këtë rekord.
“Dua ta kaloj një stinor të mirë te Barcelona dhe të marr ftesë nga trajneri i reprezentacionit për Eurobasket 2017,” ka thënë ndër të tjera Navarro, që luan për Spanjën që nga grupmoshat e reja të përfaqësueses.
Spanja prej se ka fituar titullin e Botës në Japoni, një dekadë më parë, pjesë e të cilit ekip ka qenë edhe Navarro, ka qenë në podium të medaljeve në çdo Eurobasket prej asaj kohe.
Navarro tërë karrierën e tij e ka kaluar te Barcelona, ndërsa një stinor ka qenë edhe në NBA, kur ka luajtur për Memphis Griezzlies 2007/08.
NDESHJET ME SPANJËN:
1. Juan Antonio San Epifanio | 239 paraqitje me Spanjën | ||
2. Juan Carlos Navarro | 237 paraqitje me Spanjën | ||
3. Felipe Reyes | 236 paraqitje me Spanjën |