MEDIA
Dy synimet kryesore të trajnerit të Pejës
23 September, 2016 @8:39
Trajneri i ri i Pejës, Aleksandar Todorov, në një bisedë me të përditshmen Koha Ditore ka bërë të ditur synimet e këtij stinori me ekipin verdhezi.
“Këtë stinor i kam dy synime,” ka thënë trajneri maqedonas.
“Synimi i parë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet, ndërsa synimi i dytë është që të bëjmë Pejën klubin më të organizuar në Kosovë,” ka bërë të ditur ndër të tjera ai për gazetën në fjalë.
Todorov 43 vjeç, që ka përvojë të madhe në zanatin e tij dhe ka drejtuar disa skuadra të rajonit erdhi te Peja në fund të muajit të kaluar dhe tashmë bashkë me ekipin ka nisur përgatitjet për stinorin e ri të Superligës, BIBL dhe FIBA Europe Cup.
Peja në duelin e parë do të jetë mysafir i Yllit në Suharekë, pasi që Superliga nis në fillim të muajit tetor.