MIQËSORE
Peja mposht Rabotniçkin
24 September, 2016 @16:25
Nënkampionja e Kosovës në basketboll, Peja, e cila ka udhëtuar dje në Maqedoni për përgatitjet parasezonale, sot ka shënuar fitore ndaj Rabotniçkit me rezultat 69-66, në miqësoren e parë.
Peja në Maqedoni do të marrë pjesë në një turne, derisa ndeshjen e dytë do ta luajë nesër, kundër skuadrës MZT të Shkupit dhe ndeshjen e tretë, të hënën, kundër Kozuvit.
Peja sivjet përveç Ballkan Leagues, do të jetë pjesë e FIBA Europe Cup, për herë të parë në histori të klubit.