MPOSHTET PEJA
Në duelin e dytë miqësor, mposhtet Peja
25 September, 2016 @21:46
Pas fitores së shënuar dje në kuadër të turneun miqësor që po e zhvillon në IRJ Maqedoni, KB Peja, sonte është mposhtur nga MZT Skopje.
Verdhezinjtë nuk i kanë bërë ballë ekipit, ndër më të mirët në shtetin fqinj, duke u mposhtur me 17 pikë epërsi, 74-57, rezultati përfundimtar.
MZT Skopje është kampion aktual i IRJ Maqedonisë, derisa ka mposhtur në finalen e stinorit të kaluar Kumanovën 3-1 në serinë finale.
Peja, pas kësaj ndeshjeje do të përballet në ndeshjen e fundit miqësore në IRJ Maqedoni me fituesin e duelit Kozuv - Feni Industries (të dy këto pjesëmarrëse në BIBL 2016/17).
Pas duelit të fundit aty, ekipi verdhezi do të udhëtojë për në Bullgari, për një turne tjetër miqësor.
Verdhezinjtë mbrëmë kishin mposhtur Rabotnickin me 3 pikë epërsi, 66-69, rezultati përfundimtar.
INFO:
Rezultati sipas pjesëve: | 75-57 (15-12, 20-19, 25-10, 15-16). | ||
Më efikasit te Peja: | Reed 20 pikë, Nihanovic 12 pikë. |