WILD CARD
KB Borea me Wild Card në Ligë të Parë
Teksti: FBK
26 September, 2016 @20:51
Klubi i basketbollit Borea nga Peja do të jetë ekipi i tetë në Ligën e Parë të Kosovës. Këtë vendim e ka marr sot Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Skuadra pejane e ka paguar shumën prej 1,000.00 euro për “Wild Card”, duke i plotësuar kushtet e caktuara nga Bordi i FBK-së dhe kështu në edicionin 2016/17 do të bëjë gara në Ligën e Parë.
Ditë më parë ishte Bordi i FBK-së, ai i cili e miratoi propozimin e Komesarit të Garave që Liga e Parë, e cila numëronte 7 ekipe, të plotësoj edhe me një klub nga Liga e Dytë.
Kështu Bordi i FBK-së u dha mundësi ekipeve të Ligës së Dytë që nëpërmjet “Wild Card” të sigurojnë një vend për një rang më lartë.
Në fakt kanë qenë dy skuadra, KB Borea (Pejë) dhe KB United Basketball (Gjilan) që janë paraqitur nga Liga e Dytë, të cilat i kanë përmbushur kriteret për licencim sipas Rregullores për sistematizimin dhe licencimin e klubeve, meqë kanë paraqitur rostere me 12 e më tepër lojtarë e trajnerë, si dhe e kanë edhe nga një skuadër të kategorive të reja.
KB Borea është ekip i përbërë nga ish-lojtarë të KB Peja dhe që ka përkrahje të fuqishme të Kuvendit Komunal të Pejës, që edhe e ka paguar “Wild Card”-in dhe ka bazë të lojtarëve në moshë më të re dhe me mundësi reale për të qenë një prej skuadrave më të mira në Ligën e Parë.
Ndërkaq KB United Basketball nga Gjilani përbëhet nga disa basketbollistë që e kanë braktisur KB Dritën, ku kanë qenë aktiv deri në edicionin e kaluar