MIQËSORE
Peja mposhtet nga Kozuvi
27 September, 2016 @8:39
Skuadra e Pejës është mposhtur në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të turneun miqësor në IRJ Maqedoni, nga Kozuvi.
Verdhezinjtë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë ekipit të Kozuvit, duke u mposhtur në fund me 10 pikë epërsi, 71-61, rezultati përfundimtar.
Kështu, ekipi pejan largohet nga turneu “Dimitar Georgiev” i Kravadarcit, me 1 fitore e 2 humbje nën drejtimin e trajenrit të ri Aleksandar Todorov.
Trofeun e këtij turneu e fitoi MZT Skopje, që kishte mposhtur Pejën në gjysmëfinale, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë Feni Industries, 82-79.