TRE BUSSEY
Ish-lojtari i Bashkimit, në elitën e Qipros
27 September, 2016 @10:03
Basketbollisti amerikan, Theron Bussey, që stinorin e kaluar ka qenë pjesë e pesëshes së parë të Bashkimit të Prizrenit këtë stinor do të luaj në elitën e basketbollit qipriot.
Bussey 25 vjeç, ka arritur marrëveshje një vjeçare me ekipin Apoel Nicosia, që merr pjesë në FIBA Europe Cup këtë stinor.
Playmakeri amerikan stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 14.8 pikëve për ndeshje, 3.7 asistimeve dhe 3.4 kërcimeve në Superligë të Kosovës. Ai me Bashkimin ka arritur gjysmëfinalet e Kupës dhe PlayOffit të Superligës në stinorin e kaluar.