ORARI I NDESHJEVE
Shorti i kategorive të reja, nesër
27 September, 2016 @11:59
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se të mërkurën më 28 shtator 2016 do të bëhet tërheqja e shortit për ndeshjet e kategorive të reja të Kosovës në basketboll.
“Të mërkurën me fillim nga ora 13:00 në zyrat e Federatës e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të bëhet tërheqja e shortit për Ligat e Kategorive të Reja për edicionin 2016/17, duke filluar nga U-12, U-14, U-16 dhe U-18,” ka shkruar njoftimi i FBK-së sot.