NË MITROVICË
Trepça luan para tifozëve nesër
27 September, 2016 @20:22
Skuadra e Trepçës që këtë stinor do të debutojë në Ligën Ballkanike të basketbollit do të zhvillojë ndeshjen e parë të stinorit të ri para publikut të vetë.
Ekipi mitrovicas ka aranzhuar miqësore ndaj ekipit të ri në Superligë, Rahovecit.
Përballja do të zhvillohet në “Minatori” me fillim nga ora 19e30, ndërsa hyrja është falas për adhuruesit e ekipit gjelbër-e-zi.