NË PRIZREN
Nesër Bashkimi nis shitjen e biletave vjetore
27 September, 2016 @20:16
Skuadra e Bashkimit ka paralajmëruar sot se që nga dita e nesërme, e mërkurë 28 shtator 2016, do të nis shitjen e biletave vjetore për ndeshjet si vendas.
Kështu, klubi ka ndarë biletat në dy kategori. VIP dhe Ultra VIP, që kanë çmimin 70, përkatësisht 100 euro dhe vlejnë përgjatë gjithë stinorit për të gjitha ndeshjet që skuadra prizrenase i luan si vendas.
Bileta VIP u siguron një ulëse në parket, ndërsa Ultra VIP, siguron ulësen në pjesën e sipërme të fushës së lojës përballë publikut dhe mbi bankat rezervë të ekipeve.
Bashkimi përveç garave vendore, do të merr pjesë për të dytin stinor radhazi edhe në BIBL.