GAZIANTEP
Rivali i Pejës në Europe Cup, merr amerikanin Marcus Denmon
27 September, 2016 @19:25
Skuadra rivale e Pejës dhe favorite e Grupit G të FIBA Europe Cup 2016/17, Gaziantepspor, është përforcuar me playmakerin amerikan, Marcus Denmon.
Denmon njihet si basketbollist me dorë të butë, ndërsa së fundi ka luajtur në Istanbul BB, ku ka pasur mesatare prej 15.3 pikëve për ndeshje.
Amerikani 26 vjeçar ka qenë i draftuar nga San Antonio Spurs në NBA, ndërsa gjatë verës ka luajtur për ekipin kinez Hunan, ku ka pasur mesatare mbi 44 pikë për ndeshje, ka shkruar sot Eurobasket.
Gaziantep dhe Peja këto ditë do të mësojnë rivalët tjerë të Grupit, që do vinë pas kualifikimeve në Ligën e Kampionëve të basketbollit.