NË MAL TË ZI
Bashkimi arrin fitore ndaj Ulqinit
27 September, 2016 @19:41
Basketbollistët e Bashkimit që po qëndrojnë në Mal të Zi ku po zhvillojnë ndeshje përgatitore para stinorit të ri, kanë shënuar fitore të ngushtë ndaj Ulqinit sonte.
Ekipi portokall e zi nga Prizreni, ka mposhtur me rezultat 72-74 Ulqinin, duke e regjistruar kështu fitoren e dytë në miqësore këtë stinor.
Ndër më të dalluarit te Bashkimi sonte kanë qenë Kejuan Johnson, Imer Tahiri, Mikaile Tmusic dhe Gazmend Sinani.
Bashkimi mbrëmë kishte mposhtur edhe Sutjeskën në miqësore.
INFO:
Kejuan Johnson ka luajtur 20 minuta për Bashkimin sonte. |