VËLLAZNIMI
Qallaku vazhdon me Vëllaznimin
27 September, 2016 @21:15
Basketbollisti pejan, Arian Qallaku, edhe këtë stinor do ta vesh fanellën e Vëllaznimit.
Ekipi gjakovar ka arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me basketbollistin, i cili ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës në stinorin e kaluar duke luajtur me mesatare prej 17.1 pikëve për ndeshje.
Qallaku më parë ka luajtur për skuadrat si Peja, Besa dhe Ylli, ndërsa që nga fillimi i stinorit të kaluar, është pjesë e Vëllaznimit.
Ditë më parë, Vëllaznimi kishte arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës edhe me basketbollistin tjetër pejan, Blendi Matoshin.