STANIMIR MARINOV
Ish-lojtari i Prishtinës, kthehet në Balkan
28 September, 2016 @14:54
Playmakeri bullgar që stinorin e kaluar fitoi tre trofe me Sigal Prishtinën, Stanimir Marinov, pritet të kthehet te ekipi i Balkan Botevgradit, ka bërë të ditur Eurobasket sot.
Marinov ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës në të gjitha garat stinorin e shkuar, ndërsa ka pasur mesatare prej 7.8 pikëve, 3 asistimeve dhe 3.5 kërcimeve për ndeshje në Superligë të Kosovës. Në BIBL 2015/16 ai ka pasur mesatare prej 7.5 pikëve, 3.1 asistimeve dhe 3 kërcimeve për ndeshje.
Balkan Botevgrad këtë stinor nuk merr pjesë në ligën ballkanike dhe në asnjë garë tjetër ndërkombëtare, për tu koncentruar në gara vendore.