TRANSFER
Ylli përforcohet me boshnjakun Camdzic
29 September, 2016 @14:15
Basketbollisti nga Bosnja e Hercegovina, Eldin Camdzic, është përforcimi më i ri i skuadrës së Yllit.
Camdzic luan në pozitat 2 dhe 3 dhe është 195 centimetra i gjatë.
Ai së fundi ka luajtur për skuadrën bosnjake, Student Mostar, në të cilën ka pasur mesatare prej 10.8 pikëve, 3.1 kërcimeve dhe 2.5 asistimeve për ndeshje.
25 vjeçari Camdzic është i huaji i katërt te Ylli, pasi skuadra nga Suhareka më parë kishte nënshkruar me lojtarët Malcolm Canada, Nduka Ezeamii dhe Kenny Demouchet.