Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEHTË NË KARAGAÇ

Shima shkëlqen ndaj Kastriotit

BOROZANI/Erdis Driza

Shima shkëlqen ndaj Kastriotit


1 November, 2014 @21:12

Nënkampionja e Kosovës, Peja, ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Kastriotit sonte në Karagaç. 

Ekipi i Boris Kurtovic nuk ka pasur shumë probleme ndaj ekipit ferizajas që vazhdon të mbetet pa fitore ende në Superligë. 

Shqiptari, Gerti Shima, ka shkëlqyer në këtë ndeshje me double-double prej 24 pikëve dhe 15 kërcimeve, që ka qenë edhe paraqitja e tij më e mirë e stinorit deri më tani. 

Atij i kanë ndihmuar edhe Samir Shaptahovic me 18, pastaj Drilon Hajrizi me 17 dhe Rron Grapci me 13 pikë të shënuara - që kanë qenë lojtarët tjerë të ekipit verdhezi që kanë shënuar pikë dyshifrore. 

Në anën tjetër, amerikani i fundit i ardhur te Kastrioti ka treguar përsëri performancë impresionuese. Donald Lawes ka luajtur tërë ndeshjen pa pushuar asnjë sekondë. Lawes ka regjistruar 24 pikë dhe ka regjistruar 13 kërcime për double-double’in e tij sonte. 

Fitorja e katërt e Pejës e këtij kampionati për Pejën e ka ngritur atë në pozitë të liderit përkohësisht, derisa të zhvillohen ndeshjet tjera të kësaj xhiroje. 

 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Peja Kastrioti
Çereku i parë 30 20
Çereku i dytë 30 17
Çereku i tretë 13 19
Çereku i katërt 27 25
Kërcime 43 41
Asistime 32 15
Bllokada 1 2
Topa të vjedhur 10 6
Topa të humbur 16 17
Tentime për tre pikë 8/18 7/32
Tentime për dy pikë 22/46 18/38
Tentime nga gjuajtjet e lira 22/30 24/34


Statistikat individuale te Peja

1 Gerti Shima 24 pikë 15 kërcime 4 asistime
2 Samir Shaptahovic 18 pikë 5 kërcime 5 asistime
3 Drilon Hajrizi 17 pikë 4 kërcime 3 asistime
4 Rron Grapci 13 pikë 2 kërcime 2 asistime
5 Radomir Marojevic 9 pikë 5 kërcime 2 asistime
6 Art Hajdari 9 pikë 3 kërcime 1 asistim
7 Jan Mocnik 5 pikë 8 asistime 1 kërcim
8 Vigan Radoni 3 pikë 6 asistime
9 Blend Kadusha 2 pikë 1 asistim


Statistikat individuale te Kastrioti

1 Donald Lawes 24 pikë 13 kërcime 2 asistime
2 Reuben Werber 17 pikë 6 kërcime 4 asistime
3 Armend Jashari 15 pikë 2 kërcime
4 Fisnik Juniku 9 pikë 6 asistime 2 kërcime
5 Ervin Cogo 4 pikë 3 kërcime 2 asistime
6 Gent Shabani 4 pikë 3 kërcime 1 asistim
7 Flakron Sahiti 4 pikë 1 kërcim
8 Hysen Sadiku 2 pikë 3 kërcime
9 Kene Obi 2 pikë 3 kërcime

 
Të gjitha lajmet nga