PRIZREN
Shima te Bashkimi
8 August, 2015 @19:55
Basketbollisti shqiptar, Gerti Shima ka arritur marrëveshje me Bashkimin, para stinorit të ri të Superligës dhe BIBL.
Ish lojtari i Pejës, ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me Bashkimin, 3+1 vjeçare. Shima është përforcimi i parë i ekipit prizrenas për stinorin në vijim, ndërsa drejtuesit e ekipit tash e tutje kanë paralajmëruar përforcime tjera në skuadër para debutimit të tyre në BIBL.