LËVIZJE
Garat ndërkombëtare, ndërrojnë orarin e Superligës
16 October, 2015 @21:27
Ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll - shtyhen. Kjo pasi që skuadrat pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare: Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, kanë arritur marrëveshje në prani të zyrtarëve të FBK-së për orarin e radhës për takimet e xhiros në fjalë.
XHIRO V:
18 tetor 2015 - Kerasan Prishtina - Sigal Prishtina;
20 tetor 2015 - Peja - Ylli;
4 nëntor 2015 - Trepça - Bashkimi;
Ndërsa ndeshja superderbi e xhiros së katërt ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, është paraparë që të zhvillohet më 7 nëntor 2015.