KOSOVARI
Kenani gjunjëzon Barcelonën
16 October, 2015 @11:12
Një start fenomenal në Euroleague, erdhni nga skuadra e Kenan Sipahiut, Pinar Karsiyaka.
Kampioni aktual i Turqisë, i cili për herë të parë në histori të klubit, është inkuadruar në Euroleague, arriti ta mposht gjigantin spanjoll Barcelonën, me rezultat 71-62.
Koshashënuesi më i mirë tek ekipi turk ishte, Colton Iverson me 16, ndërsa kosovari Kenan Sipahi, edhepse i shënoi vetëm pesë pikë, me 6 asistime luajti rol shumë të rëndësishëm në dirigjimin e skuadrës.
Ndërsa në anën tjetër, nuk mjaftuan 14 pikët e lojtarit, Justin Doellman, e yjet si Juan Carlos Navarro dhe Ante Tomic, mbetën pa dritë duke shënuar 4, përkatësisht 5 pikë.
Video
Pinar Karsiyaka - Barcelona
Rezultatet e ndeshjeve:
Pinar Karsiyaka - Barcelona | 71-62 | ||
Crvena Zvezda - Strasbourg | 81-59 | ||
CSKA Moscow - Maccabi | 100-69 | ||
Darussafaka - Dinamo Banco | 83-74 | ||
Unicaja Malaga - Brose Baskets | 76-71 | ||
Olympiacos - Cedevita | 76-61 |