INFORMATORI 3
Vetëm Trepça gjobitet nga xhiroja e tretë
15 October, 2015 @10:30
Pas ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së tretë të Superligës, në Informatorin që botohet rregullisht nga FBK, vetëm Trepça ka marrë gjobë.
Trepça kishte fituar derbin e xhiros së tretë ndaj Yllit të zhvilluar në Obiliq, ndërsa fishkezjarrët e tifozëve dhe ofendimi i një lojtari të ekipit mitrovicas ndaj referit do t’i kushtojë klubit 200 euro.
Përndryshe, ekipi mitrovicas këtë xhiro është në pushim, ndërsa në xhiron e pestë do të përballet me Bashkimin në derbin e xhiros.