RAHOVECI

Shkarkimi i parë në Superligë
26 October, 2019 @18:48
Nënkampioni i Superligës së Kosovës në basketboll, Rahoveci, e shkarkoi trajnerin kroat Neven Plantak.
Skuadra e Rahovecit në faqen zyrtare të saj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të bordit, për shkak të rezultateve jo të mira në këtë fillim të sezonit, kanë vendosur shkëputjen e kontratës së trajnerit Neven Plantak.
Rahoveci në fillim të stinorit pësuan në Superkupë ndaj Prishtinës, më pas u eliminuan nga kualifikimet për Fiba Europe Cup dhe filluan me humbje në Ligën Ballkanike.
Vreshtarët gjithashtu kanë thënë se trajneri i ri së shpejti do të emërohet.
Rahoveci aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 4 fitore e 1 humbje në Superligë.