PA SPONZOR
Shpenzime shtesë për klubet!
5 October, 2015 @15:32
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të saj, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) u ka bërë të ditur klubeve të basketbollit se është duke kërkuar sponzorin e ligës, për të cilin është duke u negociuar.
Deri sa të arrihet marrëveshja me ndonjë sponzor, FBK do t’i heq obligimet e klubeve për personat zyrtarë. Mirëpo, edhe kjo do të ketë afat.
Nëse deri në fund të xhiros së shtatë nuk arrihet marrëveshja me një sponzor të ri për Superligën, atëherë që nga xhiroja e tetë, klubet do të obligohen të paguajnë mëditjet për personat zyrtarë që delegohen nga FBK-ja për ndeshjet e Superligës.
Pjesëmarrës në Superligë janë 7 skuadra, derisa nesër nis xhiroja e dytë e kampionatit.