Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PRISHTINA

Shpërthim në çerekun e fundit, për fitore

Shpërthim në çerekun e fundit, për fitore


15 December, 2021 @22:09

Prizreni ka arritur të shënojë fitoren e nëntë në Superligë, duke e mposhtur Prishtinën në një duel të parashikuar si derbi, që doli ashtu edhe në parket. Borozani.com

Bardhezinjtë pas epërsisë së ngritur në pjesë të parë, rrezikuan gjithçka gjatë çerekut të tretë, kur bardhekaltërit mysafirë u afruan në 3 pikë, pas 18 pikësh disavantazh që kishin në fillim të këtij çereku.

Por, me një shpërthim të lojës së tyre të zakonshme, djelmoshat e Arbnor Rifatit arritën te fitorja duke e marrë çerekun e fundit me 11 pikë dallim, për fitoren 102-88 [26-20, 29-17, 14-29, 33-22].

Lojtarët e pesëshes së parë te Prizreni shënuan pikë dyshifrore, ndërsa rekord pikë personale shënoi Alban Veseli, duke dhënë 20 pikë prej të cilave 5 treshe nga 9 tentime.

TABELA AKTUALE

Rekord personal bëri edhe Courtney Fells, që për herë të parë këtë stinor dha 8 asistime. Ndërsa sa i përket pikëve, Ivan Koljevic shënoi më së shumti në fitore, duke dhënë 24 pikë prej të cilave 3 treshe nga 5 tentime. Ai bëri gjithashtu 8 asistime.

Te Prishtina më efikasi ka qenë Nicholas Tomsick me 20 pikë e 5 asistime, ndërsa edhe te ish-kampionia 5 lojtarë kryen ndeshjen me pikë dyshifrore, e Jan Palokajt i munguan dy asistime për të bërë double-double, pasi që dha edhe 13 pikë.

Te Prizreni sonte s’luajti Urim Zenelaj, ndërsa te Prishtina Lejson Zeqiri.

E fitorja ka bërë që Prizreni të bëj bilansin 9-4, e Prishtina të bëhet neutrale me 7-7.


 
Të gjitha lajmet nga