Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Shpresojmë që të fitojmë edhe gjysmëfinalen

Shpresojmë që të fitojmë edhe gjysmëfinalen


10 February, 2022 @22:29

Në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Dritës, trajnerit të Yllit Adis Becarigic as që iu bë pyetja për lojën që e fitoi, por ai u pyet për kundërshtarin e radhës, pasi që fitorja ndaj Dritës ishte e sigurt.

Kështu, boshnjaku Beciragic komentoi për kundërshtarët e radhës.

“Të dy ekipet janë të mira, cilado që na bie nuk ka dallim, pasi që kanë lojtarë cilësor. Kam dëgjuar se Prizrenit i është larguar Koljevic, ndërsa kanë marrë Xanafaxin. Bashkimi në anën tjetër ka marrë dy lojtarë të ri të huaj, kështu që - shpresoj në fitore me cilindo që takohemi,” ka thënë trajneri boshnjak i Yllit pas ndeshjes.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Ylli,kampion aktual i Kosovës, në përballjen gjysmëfinale të Kupës do të takohet me Bashkimit, pasi që këta të fundit mposhtën Prizrenin 16 në përballjen që përfundoi pak më parë. 


 
Të gjitha lajmet nga