SUPERLIGA
Shtyhen 3 ndeshje të Superligës
14 February, 2014 @18:26
Pas mbledhjes së sotshme të përfaqësuesve të klubeve në zyret e e FBK-së, është vendosur që ndeshjet e xhiros XV të parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, janë shtyrë për javën e ardhshme.
Përjashtim nga ky vendim është ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Dritës e cila do të luhet në orarin që ishte e paraparë më herët, pra me 14 shkurt në ora 19:00.
Terminet e reja të ndeshjeve Bashkimi - Peja, Kastrioti - Trepça dhe Besa - RTV 21, pritet të caktohen në ditët në vijim.