Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I XHIROS XX

Shtyhet derbi Bashkimi-Prishtina

Shtyhet derbi Bashkimi-Prishtina


24 February, 2016 @23:14

Përballja derbi e xhiros së njëzetë në Superligë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, e paraparë që të zhvillohet pasnesër, është shtyer. 

Njoftimin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, duke sqaruar se vendimi për shtyerje është marrë me marrëveshje mes klubeve, për shkak të obligimeve që kanë në ligën ballkanike. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Derisa Sigal Prishtina ka fituar përballjen e saj në BIBL ndaj Pejës sonte, Bashkimi u mposht mbrëmë nga Beroe. 

Ndeshja në fjalë, duhet të zhvillohet para datave 12 dhe 13 mars 2016, ka bërë të ditur FBK-ja në njoftimin e saj. 

Në përballjet tjera të xhiros XX që u zhvilluan sonte Ylli mposhti Kerasanin, ndërsa Trepça Vëllaznimin


 
Të gjitha lajmet nga