Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËR DISA ORË

Shtyhet Prishtina - Ylli

Shtyhet Prishtina - Ylli


2 April, 2022 @11:53

Dueli i vetëm i Superligës sonte, ndërmjet Prishtinës dhe Yllit është sthyer për disa orë, ka bërë të ditur ekipi bardhekaltër në njoftimin e botuar sot.

Ndeshja fillimisht ishte paraparë të zhvillohet në ora 19:00 sonte, por si duket për shkak të iftarit, ndeshja është shtyrë për 20:30.

KB Prishtina në njoftimin e dhënë ka shkruar “Sonte pas iftarit eja përkrahe klubin e zemrës në derbin e Xhiros XXV ndaj ekipit nga Suhareka,” duke përfunduar njoftimin me “Krejt Prishtina n’sallë”.

Në anën tjetër, FBK ka shkruar shkurt për shkaqe organizative. “Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Yllit do të zhvillohet sonte nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ky takim ishte paraparë të zhvillohet nga ora 19:00, por është shtyrë për ora 20:30 për shkaqe organizative,” ka shkruar njoftimi i FBK-së.

TABELA AKTUALE

Ylli është lider i Superligës dhe kampion aktual. Prishtina me fitoren e sontme do të sigurojë edhe matematikisht PlayOffin për këtë stinor në Superligë.

Sa i përket dueleve të këtij stinori në Superligë, Prishtina s’ka shijuar asnjëherë fitoren ndaj suharekasve, që kanë bërë bilancin 3-0 në të mirë të tyre në duelet e mëparme të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga