EURO U-20/ DIV B
Si bëjnë ballë as Portugalisë
18 July, 2018 @14:41
Në Grupin D të Kampionatit Evropian të Divizionit B, para ndeshjes së djeshme, Kosova dhe Portugalia kanë qenë ekipet e vetme pa fitore.
Tashmë, Portugalia ka regjistruar fitoren e parë, pasi që edhe ajo, sikurse skuadrat tjera të grupit, mposhti Kosovën mbrëmë me rezultat 76-67, për të arritur fitoren e parë.
Kosova tashmë edhe teorikisht është eliminuar nga garat e mëtutjeshme dhe duelin e fundit të grupit, ndaj Polonisë që luhet sot, do ta ketë përshëndetëse nga Sofja, ku po zhvillohet ky kampionat.
Më i dalluari në përballjen e mbrëmshme për Kosovën ka qenë Valon Bunjaku. Ai ka përfunduar ndeshjen me 15 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, ndërsa pikë të njejta por me efiçencë pak më të dobët shënoi edhe Etnik Peci. Etniku përfundoi takimin me 15 pikë, 5 asistime e 1 kërcim.
Pas kësaj ndeshjeje Kosova ka bilanc 0-3 dhe i ka mbetur edhe një takim në këtë grup, para kthimit në shtëpi. Ekipi U20 i Kosovës drejtohet nga trajneri Ernest Nestor, ndërsa asistentë të tij janë Ismet Ferati dhe Ilir Selmani.
TABELA E GRUPIT D:
1 | Finlanda | 4 fitore | 1 humbje | |
2 | Polonia | 3 fitore | 0 humbje | |
3 | Gjeorgjia | 1 fitore | 2 humbje | |
4 | Portugalia | 1 fitore | 2 humbje | |
5 | Kosova | 0 fitore | 3 humbje |