PRISHTINA - KERASANI
Si debutoi Willie Kemp?
5 February, 2017 @15:33
Në fitoren e shënuar ndaj Kerasanit, për Prishtinën debutoi i rikthyeri Willie Kemp.
Kemp luajti për më tepër se 26 minuta , ndërsa takimin e mbylli me 2 pikë të shënuara (shënoi në tentimin e vetëm që e pati për 2 pikë), 2 kërcime e 9 asistime.
Siç dihet, Kemp ishte pjesë e Prishtinës në sezonin 2015/2016, sezon në të cilin Prishtina u kurorëzua me titujt e Ballkan Ligës, Superligës dhe Kupës së Kosovës.