Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VONESA NË PROCEDURA!

S’ka viza! Bashkimi nuk udhëton në Bullgari, ndeshjet shtyhen

Foto: KBBashkimi/fb

S’ka viza! Bashkimi nuk udhëton në Bullgari, ndeshjet shtyhen


12 December, 2022 @1:02

Skuadra e Bashkimit është dashur të ishte këtë javë në Bullgari, ku në programin e ndeshjeve të BIBL i kishte dy duele si mysafir me ekipet e atjeshme në kuadër të kësaj lige.

Mirëpo, siç duket vonesat në procedurat e marrjes së vizave kanë bërë që ekipi të mos mund të udhëtojë drejt Bullgarisë, ndërsa ndeshjet e skuadrës së Prizrenit me Beroen dhe Levskin 2014 janë shtyer.

Këtë njoftim e ka zyrtarizuar ditë më parë edhe faqja zyrtare e BIBL, ndërsa ka thënë gjithashtu se më vonë do të bëhen të ditura datat e reja për ndeshjet në fjalë.

“BIBL është duke shtyer dy ndeshje që ishin në kalendarin e javës për tu luajtur në Bullgari. Fatkeqësisht KB Bashkimi nuk do të mund të udhëtojë në Sofia dhe Stara Zagora, për shkak të vonesave në procedura për tu pajisur me viza.” ka shkruar njoftimi i BIBL.

Bashkimi me datën 13 (e martë) dhe me datën 15 (e enjte) dhjetor kishte ndeshjet me Beroen, përkatësisht Levskin 2014.

Këtë stinor Bashkimi nuk ka fituar asnjë ndeshje në kuadër të BIBL, duke u mposhtur në të tri ndeshjet e para të ligës: Milenijum, Budivelnyk dhe Peja.

Me shtyerjen e ndeshjeve në fjalë, Bashkimit tash sipas kalendarit të BIBL i bie që të luajë ndeshjen e radhës në Sezai Surroi të Prizrenit ndaj ekipit izraelit Hapoel Beer Sheeva, më 27 dhjetor 2022.


 
Të gjitha lajmet nga