Ç2: PONTE PRIZRENI - PEJA

Skuadrat shkojnë në pushim me një pikë dallim
4 May, 2021 @17:40
Pjesa e parë e ndeshjes Ponte Prizreni - Peja ka përfunduar me dallim të ngushtë në rezultat.
Në pushim me epërsi shkoi Peja, pasi që rezultati ishte 48-49 në të mirë të saj.
Gjatë kësaj periudhe Kwame Vaughn i Ponte Prizrenit ishte koshashënuesi më i mirë me 17 pikë, ndërsa te Peja u dalluan Laron Dendy dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë secili.