STREETBALL 2015 - PEJË

SM Mont prej Peje, në superfinalen e Prizrenit
Teksti dhe fotografitë: Streetball Kosova
11 July, 2015 @8:49
Më 18 korrik, veterani Milaim Ukaj, basketbollisti Qëndrim Gashi dhe dy anëtarët e tjerë të skuadrës Armend Hoti dhe Egzon Berisha, do të përfaqësojnë Pejën dhe do të kërkojnë çmimin kryesor, “7 ditë në Turqi, dorën n’ xhep pa e shti”.
SM Mont, bëhet skuadra e gjashtë pas Che Barit, The Answer, NATO, Vision Group dhe Air Force 1, që siguron biletën për Superfinalen e 18 korrikut në Prizren.
Të premten, para Kuvendit Komunal të Pejës, SM Mont të udhëhequr nga playmakeri i Vëllaznimit Gashi, ka mposhtur një nga një ekipet kundërshtare, për të arritur deri në finale, aty ku u përballën me ekipin Leii Turisti, që në përbërje kishte streetballistin rumun Bogdan Amauricai dhe basketbollistin pejan Kushtrim Zeqiri.
Në finalen e ngushtë fillim e mbarim, ka qenë vendimtar Gashi, me shënimet e tij, por ekipi SM Mont ka përfituar edhe nga gabimet personale të skuadrës Leii Turisti, që u shndërruan në gjuajtje të lira, për të fituar me rezultat 17:16.
Turneu i Pejës, i paraparë të zhvillohej më 28 qershor e i shtyrë për shkak të shiut, të premten, u shty për disa orë, për shkak të shiut që binte në orën e paraparë të niste Streetballi.
Por, kjo nuk pengojë streetballistët, që plotësuan numri maksimal të pjesëmarrësve, gjithsej 16 skuadra nga 8 në të dy kategoritë, dhe nuk pengoi as shikuesit dhe adhuruesit pejanë të Streetballit, nga të gjitha moshat, që të përcillnin turneun e Pejës, që e dëshmon epitetin e qytetit, ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë.
NUMËR MAKSIMAL I EKIPEVE, NUMËR MAKSIMAL I SHIKUESVE
Si zakonisht, turneu i Streetballit nisi me garat e amatorëve, 8 skuadrave të ndara në dy grupe, që pas ndeshjeve shumë cilësore dha katër gjysmëfinalistët: Zojat – For A dhe Juventusi – Zonjat.
Në radhë ishin garat në kategorinë Profi, aty ku u zhvilluan duele të jashtëzakonshme dhe shumë kualitative e rivalizuese.
Ekipi i parë, që siguroi gjysmëfinalen para kohe, ishte Matrix 039 në përbërje të ish-basketbollistit Arbër Elshani dhe streetballistin Bunjan Hasku. Dy fitoret e para “matriksat” i realizuan, në çastet e fundit. Nga grupi A, gjysmëfinalen e siguroi edhe skuadra US.
Nga grupi B, kishim më shumë duele interesante, pasi ishin dy finalistët SM Mont dhe Lei Turisti, ndeshje kjo prestigjioze, pasi përcaktoi vetëm liderin e grupit, me “turistat” që fituan 17:9.
Derbi i grupit B dhe një duel i paparë, ishte përballja e skuadrave SM Mont dhe “Veteranat”, që për këtë të fundit luanin basketbollistët, që as nuk kishin mbushur të 18-tat.
Por e veçanta e këtij dueli, ishte përballja e babait kundër të birit, Milaim Ukajt dhe Rron Ukajt. Natyrisht fitorja i takoit babait, veteranit të streetballit në Pejë, Milaim Ukaj.
GJYSMËFINALET, PËRBALLJE SHUMË RIVALIZUESE DHE TË PAQARTA DERI NË FUND
Pas përfundimit të fazës së grupeve, garat vazhduan me gjysmëfinalet në kategorinë amatore.
Dueli i parë shumë interesant ndërmjet ekipeve Zojat dhe For A, por që për fitues nxorri skuadrën e “Zojave” me rezultat të ngushtë 14:13.
Më lehtë kaloi ekipi Juventus, që rrugës për finale mposhti ekipiin Amigos, me rezultat 14:11.
Në gjysmëfinalen e profesionistëve, takimi i parë dhe takimi më i bukur i ditës, ishte ai ndërmjet Matrix 039 dhe SM Mont.
Forcat e barabarta, ishin deri në çastet e fundit, me “matriksat” që kishin 2 mundësi për ta mbyllë ndeshjen pranë rezultatit 19:19, me dy gjujatje të lira, por nuk e arritën këtë, e në anën tjetër këtë e bënë rivalët, që kaluan në finale.
Për dallim nga kjo ndeshje, gjysmëfinalja tjetër ishte më relaksuese dhe më e lehtë për “Turistët” që mposhtën 18:9 skuadrën US.
FINALISTËT QË U TAKUAN, EDHE NË FAZËN E GRUPEVE
Para finales së profesionistëve, u zhvillua finalja e amatorëve, me dy skuadrat Zojat dhe Juventusi, duel ky që i gëzoi në fund “zojat”, me titullin e të parit në kategorinë e amatorëve në Pejë, që më 18 korrik do të merr pjesë në turneun e Prizrenit, për Superfinalen e amatorëve.
Dhe ishte momenti për të zbuluar edhe fituesin e kategorisë Profi, me dy ekipet më të mira, Leii Turisti dhe SM Mont.
Për dallim nga përballja e pare në grup, të cilën e fituan lehtë turistët, finalja siç pritej ishte shumë rivalizuese dhe e paqartë deri në fund.
Një minutë pa përfunduar ndeshja, streetballisti rumun Amauricai dhe basketbollisti pejan Zeqiri, kaluan skuadrën në tri pikë epërsi, 15:12, një minutë pa përfunduar ndeshja.
Por, ishin gabimet personale të turistëve, të cilat i shfrytëzoi Qëndrim Gashi që realizoi 4 pikë për të triumfuar me rezultat të ngushtë 17:16.