EURO U-16 GJYSMËFINALJA

Kosova në finale
10 July, 2015 @18:40
Përfaqësuesja e re e Kosovës ka arritur të sigurojë finalen e Europianit në Divizionin C, duke e mposhtur Maltën në gjysmëfinale pak më parë.
Ekipi i Kosovës ka treguar lojë të mirë, posaçërisht në çerek të parë të ndeshjes kur mbylli këtë periudhë me rezultat 14-5, e pastaj në çerekët vijues ngriste epërsinë pak nga pak për të fituar në fund me rezultat komod.
Më i dalluari te përfaqësuesja e Kosovës U-16 ka qenë Etnik Peci. Peci ka përfunduar ndeshjen me double-double duke regjistruar 26 pikë e 11 kërcime, derisa loja ekipore e Kosovës bëri të veten e trajneri amerikan Chris Dial ka shfrytëzuar pjesën më të madhe të lojtarëve në ndeshje.
Në fotografinë e artikullit shikoni statistikat e detajuara të përfaqësueses së Kosovës në këtë ndeshje gjysmëfinale.
Në finale Kosova pret fituesin e ndeshjes San Marino - Uellsi.