U-20

Debutojmë me humbje
9 July, 2015 @22:25
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës ka nisur me hubmje Europianin që po mbahet në Hungari. Të drejtuar nga Ilir Selmani, djelmshat tanë përkundër se ia nisën mirë, duke e përfunduar çerekun e parë në epërsi 4 pikëshe, në vazhdim kanë rënë nga loja dalëngadalë për të humbur ndeshjen me 15 pikë epërsi nga bashkëmoshatarët portugez.
Derisa Da Silva dhe Relvao shënuan 20, përkatësisht 16 pikë për ekipin fitues, te Kosova më të dalluar kanë qenë Samir Zekiqi, Arian Memeti dhee Leonard Mekaj. Zekiqi përfundoi ndeshjen me 14 pikë e 5 kërcime, derisa Memeti e Mekaj me nga 11 pikë të shënuara.
Në ndeshjen e radhës Kosova do të përballet me Malin e Zi.