Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB PRIZRENI

S’ndalet Prizreni, zyrtarizon edhe një përforcim

S’ndalet Prizreni, zyrtarizon edhe një përforcim


9 August, 2022 @21:29

Edhe një përforcim nga KB Prizreni, i katërti i huaj për këtë afat kalimtar!

Pak më parë skuadra prizrenase ka njoftuar për ardhjen e amerikanit DeAngelo Stewart, basketbollist ky i gjatë 196 centimetra dhe me moshë 27-vjeçare.

Stewart karrierën e tij e ka filluar në NCAA1 në SHBA, ndërkohë që ka përvojë edhe në Gjeorgji e Portugali. Së fundi, ai ishte pjesë e skuadrës portugeze Guimares në elitën e basketbolit portugez.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni një përmbledhje nga momentet e lojtarit në fjalë përgjatë karrierës:


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga