Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BYLBYL SOKOLI

Sokoli merr përgjegjësinë e humbjes

Sokoli merr përgjegjësinë e humbjes


11 March, 2021 @16:35

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, pas derbit të sotëm të qytetit ndaj Dritës, është treguar vetëkritik për humbjen e pësuar me rezultat 2-0.

RAPORTI I NDESHJES

Sokoli e kritikoi mungesën e motivimit te skuadra e tij, ndërsa përgjegjësinë për humbjen e mori për vete.

“Mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet. Mendoj se duhet shumë më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur te rezultatet. Duhet të kemi kujdes se si do të shkojmë më tutje dhe çfarë duhet të ndërmarrim. Ishte fillimi shumë i plogësht dhe jashtë çdo koncepti që e kishim përgatitur ndeshjen, ku edhe pranuam dy gola të lehtë në fillim. Kjo nuk tolerohet për një ekip që synon të jetë ekip serioz në Superligën e Kosovës. Bëmë gabime të shumta dhe asgjë nuk ka shkuar mirë. Dy gola të pranuar lehtë, ekip shumë pak i motivuar për rezultat dhe kjo është për çdo kritikë. Për këtë rezultat përgjegjësinë e marrë unë pasi gjithmonë përgjegjësia bie te trajneri”, tha ai.


 
Të gjitha lajmet nga